Konjufca premton mbështetje institucionale për komunitetin goran
Me rastin e 6 majit, Ditës së Goranëve, kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim përfaqësues të këtij komuniteti në Kosovë.
Konjufca ka uruar komunitetin goran për festën e tyre, duke premtuar mbështetje institucionale dhe fuqizim të bashkëjetesës ndëretnike.
“Ai theksoi se Republika e Kosovës është shembull në rajon e më gjerë i garantimit dhe zbatimit të të drejtave të komuniteteve”, thuhet në njoftimin e kuvendit.
Komuniteti goran e Konjufca shprehën vullnetin për angazhim të përbashkët në proceset zhvillimore të vendit. /Zëri