Policia civile arreston një 38-vjeçar në Prishtinë, dyshohej për tetë raste të vjedhjeve

Në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, hetuesit policorë të stacionit Qendra, të veshur me rroba civile, sot kanë arritur të arrestojnë një 38-vjeçar të dyshuar për tetë raste të vjedhjeve.

Policia ka njoftuar se rastet e vjedhjeve kanë ndodhur në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës.

“Ndaj personit të dyshuar A.H . mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, në koordinim me prokurorin e shtetit, hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me 8 raste të vjedhjeve ku A.H. dyshohet të jetë i përfshirë”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri