Skuadra shqiptare kalon në finale të Kupës së Malit të Zi

KF Deçiqi ka siguruar kualifikimin për në finale të Kupës së Malit të Zi, shkruan Zeri.info.

Skuadra shqiptare nga Tuzi shënoi fitore 1-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Iskras, teksa ndeshja e parë kishte përfunduar baras dhe pa gola.

Golin e vetëm dhe të fitores për Deçiqin e shënoi Danilo Pesukic në minutën e 51-të.

Deçiqi në finalen e Kupës së Malit të Zi do të takohet me Buducnostin e Podgoricës. /Zeri.info