Skandal në Shqipëri: Futbollisti gjakos gjyqtarin dhe arratiset nga banjo e stadiumit
Është ndërprerë ndeshja Sopoti-Mirdita e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë së Dytë në Grupin A.
Librazhdiotët e mbyllën pjesën e parë në avantazh 2-1 me gola të Mziut dhe Sejdinit, teksa ndeshja luhej në stadiumin “Nexhip Trungu” të qytetit të Cërrikut.
Burime për “Panorama Sport” bëjnë me dije se një futbollit i Mirditës ka goditur gjyqtarin kryesor të ndeshjes Klajdi Qëndraj duke e gjakosur. Por nuk mbaron me kaq. Agresori është më pas është futur në dhomat e zhveshjes dhe nga dhomat e tualetit ka mundur të arratiset.
Gazeta shqiptare bën me dije se një futbollit i Mirditës ka goditur gjyqtarin kryesor të ndeshjes Klajdi Qëndraj duke e gjakosur. Por nuk mbaron me kaq. Agresori është më pas është futur në dhomat e zhveshjes dhe nga dhomat e tualetit ka mundur të arratiset.