Gjeorgjia inauguron stadiumin në përballjen me Kosovën
Federata e Futbollit të Gjeorgjisë ka bërë zyrtare stadiumin se ku do të zhvillojë tri ndeshjet e ardhshme kualifikuese për kampionatin botëror “Katar 2022”, transmeton Zeri.info.
Stadiumin e ri në qytetin Batumi, Gjeorgjia ka vendosur ta inaugurojë pikërisht ndaj ‘dardanëve’ më 2 shtator.
Ndërtimi i këtij stadiumi ultramodern ka zgjatur dy vite e gjysmë, nga janari 2018 deri në korrik 2020.
Kosto e projektit është 141 milionë euro, ndërsa stadiumi ka kapacitet prej 20 mijë ulëseve.
Në të njëjtin stadium, Gjeorgjia do të luaj kualifikueset me Greqinë dhe Suedinë.
/Zeri.info