Zgjedhjet në Shqipëri, numërimi drejt fundit, ky është rezultati

Procesi i numërimit të votave po shkon drejt fundit në rang vendi për zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas të dhënave të KQZ-së në orën 113:01 , janë numëruar 4885  kuti nga 5199 në total dhe kanë mbetur për të numëruar 314 kuti.

PS vazhdon që të kryesojë si parti e parë me 709720 vota ose 48.79 %, me 74 mandate.

PD-AN kanë marrë 574532 vota ose 39.49 %, konvertuar në 59 mandate në gjithë vendin.

Numërohen 4796 nga 5199 total, PS 73 mandate, PD 59 dhe LSI 5, deri tani 76308 vota të pavlefshme

Nga ana tjetër, LSI ka marrë 100059 vota ose 6.88 %, konvertuar në 4 mandate.

Ndërkohë, PSD e Tom Doshit ka arritur që të marrë 32673 vota ose 2.25 %, konvertuar 3 mandate deputetësh deri më tani.

Të gjitha partitë e tjera nuk kanë arritur që ta kalojnë as shifrën 1%, duke mos siguruar një mandat deputeti.

Sipas KQZ procesi i numërimit është mbyllur në këto qarqe:

-Korçë, PS merr 6 mandate, PD 5, LSI mbetet pa mandat

-Shkodër, PD merr 5 mandate, PS 3 dhe LSI 1

-Lezhë, PD merr 4 mandate, PS 3 dhe LSI 0

-Elbasan, PS merr 8, PD 6 dhe  LSI pa mandat

-Fier, PS merr 6 mandate, PD 6, LSI 1 

-Gjirokastër, PS merr 3 mandate, PD-AN 1, LSI humb mandatin e 2017

-Vlorë, PS merr 8 mandate, PD-AN 4 mandate dhe LSI nuk merr mandat

-Dibër, PD merr 3 mandate, PS 2 dhe LSI nuk merr mandat

-Kukës, PD merr 2 mandate, PS 1 dhe LSI asnjë mandat. / oranews