Njihuni me klubin e futbollit nga Kosova ku të gjithë agjerojnë, ndërsa drejtor është një hoxhë

Në Han të Elezit, hoxha Nusret Shiti pos obligimeve të tij fetare ushtron edhe detyrën e drejtorit të një klubi futbollistik.

“Nga viti 2017 kam marrë iniciativë për themelimin e klubit futbollistik Sharri. Kjo më bënë krenar pasi që është handikap shoqëror që një qytet të mos ketë klub futbollistik. Për një sport aq të popullarizuar sa është futbolli është e domosdoshme ta kemi një klub”, thotë për RTV Dukagjinin.

Ky muaj për besimtarët myslimanë është pak më ndryshe për shkak të Muajit të Ramazanit, po për klubin Sharri aktivitetet kanë vazhduar normalisht edhe pse të gjithë lojtarët dhe drejtori janë me agjërim.

“Lojtarët vazhdojnë të agjërojnë. Këta janë sportista, por agjërimi i bënë mirë trupit në aspektin shëndetësorë…Është interesante se lojtarët tanë kur nuk kanë qenë me agjërim kanë humbur, por në javën e parë të ramazanit kur të gjithë futbollistët kanë qenë me agjërim kanë fituar”.

Njëri nga trajnerët Sulejman Lusnjani thotë se të gjithë futbollistët agjërojnë dhe sipas tij ky përkushtim do t’iu shpërblehet edhe në fushë.

“Asnjërit lojtarë nuk i është imponuar të agjërojë Ramazanin, ata janë të vetëdijshëm për vendimin e tyre, por suksesi nuk na ka munguar në fushën e lojës”.

Edhe futbollistët agjërimi nuk iu ka penguar në aktivitetin e tyre sportiv.