Manchester City me fitore të rëndësishme drejt titullit
Manchester City ka arritur që të mposhtë Aston Villan si mysafire në kuadër të javës së 32-të në Premierligë, shkruan Zeri.info.
“Citizens” me përmbysje fituan ndaj Villas me rezultat 1-2.
FULL-TIME | Back to winning ways! ë
— Manchester City (@ManCity) April 21, 2021
ë 1-2 ë #ManCity | https://t.co/axa0klD5re pic.twitter.com/RhV1nFasu6
Pas golit të parë të shënuar në ndeshje nga John McGinn që realizoi në minutën e parë, futbollistët e Guardiolës përmbysën rezultatin me golat e Phil Foden dhe Rodrit.
Me këtë fitore City krijon epërsi prej 11-të pikëve si lider larg vendit të dytë e që është rivali nga qyteti, Manchester United.
Aston Villa pas kësaj humbje mbetin në pozitën e 11-të me 44 pikë. /Zeri.info