Ylli pa problem fiton ndaj Bashkimit, gjysmëfinalisti përcaktohet në Suharekë

Barazohet seria në mes Bashkimit dhe Golden Eagle Yllit në kuadër të FIVE STAR Superligës së basketbollit Kosovar, raporton Zeri.info.

Ylli mposhti Bashkimin në “Sezai Surroi” me rezultat 76:89 , duke e barazuar serinë në çerekfinale.

Basektbollistët e skuadrës nga Suhareka, krijuan epërsi të thellë në pjesë të parë duke shkuar në pushim të mes pjesëve me epërsi prej 21 pikëve (34:55), vendasit u munduan të kthehen në lojë mirëpo nuk arritën të ulin eprësinë në më shumë se 13 pikë.

Performancë fantastike kishte reprezentuesi i Kosovës, Valon Bunjaku i cili arriti shifrat magjike "triple double" prej 20 pikëve, 12 kërcimeve dhe 11 asistime, i ndihmuar edhe Lg Gill që ishte më efikasi me 27 pikë.

Paraqitja fantastike e talentit nga Mitrovica, Musab Malas që luajti me 31 pikë dhe 7 asistime , nuk mjaftoi për Bashkimin që të kualifikohet për në gjysmëfinale.

Tani seria e çerekfinales është barazuar në 1-1 dhe ndeshja e tretë e serisë që do të luhet në Therandë, do ta përcaktojë gjysmëfinalisten nga kjo përballje. /Zeri.info