Milot Rashica shënon gol të bukur, Werderi në epërsi ndaj Dortmundit

Milot Rashica ka kaluar Werder Bremenin në epërsi ndaj Borussia Dortmundit, shkruan Zeri.info

Në “Signal Iduna Park”, Borussia Dortmund dhe Werder Bremen janë duke zhvilluar ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Bundesligë.

Mysafirët janë duke udhëhequr me rezultatin 0-1.

Golin për Werder Bremenin e shënoi Milot Rashica në minutën e 14-të. /Zeri.info