Milani shënon fitore ndaj Genoas
Skuadra e Milanit ka regjistruar edhe fitoren e dytë radhazi në Serie A, duke vazhduar kështu ta mbajë pozitën e dytë, shkruan Zeri.info.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të, skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli mposhti Genoan.
Ndeshja e zhvilluar sot në “San Siro” ka përfunduar me rezultatin 2-1.
Ante Rebic dhe Gianluca Scamacca(autogol) shënuan për fitoren e “Rossonerëve”, kurse golin e vetëm për mysafirët e shënoi Mattia Destro.
Milani tani ka 66 pikë në pozitën e dytë, kurse Genoa mbetet me 32 pikë në pozitën e 14-të. /Zeri.info