E diela me shi e me borë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët me shi dhe në vendet malore parashihen edhe reshje bore.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë lehtë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-4 m/s”, njofton IIHMK-ja. /Zëri