Prokuroria thotë se po i heton zyrtarët shtetërorë për “publikim të sekreteve”, jo mediat

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka reaguar në lidhje me një lajm që është publikuar nga një media se “Prokuroria nis hetime ndaj mediave që raportuan për procesin e sigurimit të vaksinave anti-COVID”.

Nga prokuroria thonë se veprimet hetimore do të ndërmerren ndaj personave zyrtarë e jo ndaj mediave dhe gazetarëve.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, reagon lidhur me lajmin e publikuar “Prokuroria nis hetime ndaj mediave që raportuan për procesin e sigurimit të vaksinave anti COVID”, nga portali “Kallxo.com”, duke ju njoftuar edhe njëheherë se për këtë çështje është hapur rast në drejtim të veprës penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, nga neni 426 të KPRK-së dhe se veprimet hetimore do të ndërmerren ndaj personave zyrtarë, e jo ndaj mediave dhe gazetarëve, ashtu siç është raportuar nga portali në fjalë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Zëri