Dreshaj kërkon nga Vitia që të raportojë në Komision lidhur me kontratën me Pfizer

Deputeti i AAK-së, njëherësh edhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Shemsedin Dreshaj ka kërkuar nga ministri i Shëndetësisë Arben Vitia që të raportojë në Komision lidhur me raportimet e mediave rreth mosnënshkrimit të kontratës me Pfizer.

Përmes një postimi në Facebook, Dreshaj ka thënë se sigurimi i vaksinave nuk është lojë por siç thotë ai përgjegjësi shtetërore.

“Si anëtar i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, kërkoj me urgjencë që Ministri, Arben Vitia, të raportoj për raportimet e mediave se ai ka refuzuar të nënshkruajë kontratën me Pfizer. Sigurimi i vaksinave nuk është lojë por përgjegjësi shtetërore”, ka shkruar ai.

Dje ministri Vitia është akuzuar për mosnënshkrim të kontratës me Pfizer dhe BionTech. Ndërsa vet ministri, në një konferencë për media ka demantuar lajmin duke thënë se është tërësishtë i pavërtetë, por nuk ka ofruar asnjë dëshmi demantuese./Zëri