Nora Gjakova mposhtet në gjysmëfinale, mbetet në garë për medaljen e bronztë
Nora Gjakova është mposhtur në gjysmëfinale në Kampionatin Evropian që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë, shrkuan Zeri.info.
Pas një ‘lufte’ maratonike, xhudistja jonë u mund nga portugezja, Telma Monteiro, kategoria -57 kg.
Tani, Nora Gjakova do të luftojë për medaljen e bronztë.
Në luftën për medaljen e bronztë takohet me Eteri Liparteliani të Gjeorgjisë. /Zeri.info