Notat e futbollistëve në sfidën Slavia Prague – Arsenal, vlerësimi i Xhakas dhe lojtarëve tjerë
Arsenali eliminoi Slavia Praguen në kuadër të çerekfinales së Europaligës, shkruan Zeri.info.
“Topçinjtë” në ndeshjen e parë në Londër barazuan 1-1.
Ndeshja e kthimit e cila u zhvillua në stadiumin “Sinobo” në Pragë, përfundoi 0-4 për “Gunners”.
Into the semi-final! ë
— Arsenal (@Arsenal) April 15, 2021
ë 0-4 ë (FT) | (1-5 agg)
ë #UEL
Francezi Alexandre Lacazette realizoi dy gola dhe nga një Nicolas Pepe e Bukayo Saka.
Granit Xhaka luajti gjithë ndeshjen, por në një pozitë krejtsisht ndryshe, si mbrojtës i majtë dhe u vlerësua me notën 7.0.
Kapiteni i “Gunners” Alexandre Lacazette kishte notën më të lartë pas paraqitjes fantastike me dy gola, duke u notuar me notën 8.1.
Futbollisti i Slavias Jakub Hromada u përkujdes për notën më të vogël e cila ishte 5.7.
Arsenali në gjysmëfinale do të përballet me Villarealin.
Notat e futbollistëve në ndeshjen Slavia Prague 0-4 Arsenal sipas sajtit “SofaScore”: