Fushë-Kosovë, punëtori ia vë flakën autobusit të shefit që nuk ia dha rrogën

Një person është arrestuar në Fushë-Kosovë nën dyshimin se ia ka vënë zjarrin automjetit - autobus, pronë e punëdhënësit të tij.

Sipas Policisë, motivi i rastit dyshohet se ka të bëjë me mosdhënie të pagës, pasi i dyshuari kishte punuar në firmën e viktimës.

Bëhet e ditur se, në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti duke u hetuar nga Policia. /Zëri