Në prezencë të policisë kanosi me thikë dy femra, arrestohet gjakovarja

Dje në fshatin Bec të Gjakovës është arrestuar një femër, pasi në prezencë të policisë ka kanosur me thikë dy femra.

Përmes raportit 24-orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Mjeti - thika me të cilin është kryer kanosja është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit e dyshuara pas intervistimit do të dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së. /Zëri