Në Komoran babai rrah djalin që nuk i ndoqi mësimet online

Në Komoran të Drenasit dyshohet se një person ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij.

Policia ka bërë të ditur se arsyeja për dhunë fizike dyshohet të jetë se djali i tij nuk kishte ndjekur mësimet online.

“Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe pastaj është intervistuar në prani të punëtorit të QPS-së dhe avokatit mbrojtës. I dyshuari ishte larguar nga shtëpia, por ka premtuar se do të paraqitet në stacionin policor lidhur me rastin”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri