Borussia Dortmund 1-2 Manchester City, notat e lojtarëve: Foden vlerësohet më së larti

Manchester City siguroi sonte kualifikimin për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan Zeri.info.

“Qytetarët” eliminuan Borussia Dortmundin në fazën çerekfinale të kësaj gare.

Ashtu si ndeshjen e parë, City edhe sonte në “Signal Iduna Park” fitoi me rezultatin 2-1, për të kaluar tutje me rezultatin e përgjithshëm 4-2.

Riyad Mahrez dhe Phil Foden shënuan golat e fitores për Manchester Cityn, kurse Jude Bellingham shënoi për Borussia Dortmundin.

Foden u vlerësua më së larti në këtë ndeshje. Reprezentuesi anglez mori notën 8.5.

Kurse, te skuadra gjermane më së larti u vlerësua Bellingham, me notën 7.3. /Zeri.info