Bardhyl Dobra emërohet zëvendësministër i Punëve të Brendshme
Kryeministri, Albin Kurti, ka emëruar sot Bardhyl Dobrën, zëvendësministër të Punëve të Brendshme.
Në njoftim nga Qeveria, thuhet se Bardhyl Dobra është në përfundim të doktoraturës, pranë Universitetit Gent në Belgjikë me temë "Administrata publike në shtete post-konflikt: rasti i Kosovës".
I lindur më 17 shkurt 1986 në Drenas, përveç gjuhës shqipe, Bardhyli flet edhe gjuhën frënge dhe atë angleze./Zëri