Sulmoi fizikisht zyrtarët policorë, arrestohet prishtinasi
Një person është arrestuar dje, pasi të hënën pas mesnate, në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë, nuk u ishte bindur urdhrave të zyrtarëve policorë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, bëhet e ditur se i dyshuari ka fyer dhe ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.