Sot, seanca ndaj 11 veteranëve të luftës që dyshohet se dëmtuan pronën publike më 2015

Seanca fillestare ndaj 11 veteranëve që janë duke u akuzuar për veprën penale “Asgjësim ose dëmtim i pasurisë’ pritet të mbahet këtë të mërkurë, në orën 09:00.

Veteranët e akuzuar janë: Xhevdet Qeriqi, Muhamed Kuka, Zymer Ahmeti, Fahri Zeqiri, Arsim Hopp, Skënder Llugiqi, Ekrem Xheladini, Nusret Azemi, Bahti Danushi, Driton Sadiku dhe tani i ndjeri Gj.M.

Ata janë të akuzuar se më 7 gusht të vitit 2015 kanë shkaktuar dëme në institucionet publike gjatë një proteste që kanë mbajtur për procesin e verifikimit të veteranëve të luftës, transmeton Klan Kosova.