Arsenali merr tri pikë të rëndësishme, hyn në luftë për një pozitë në garat evropiane

Arsenali shënon fitore të pastër ndaj Sheffield United në kuadër të xhiros së 31-të në Premierligë, shkruan Zeri.info.

Arsenali si mysafir mposhti Sheffieldin me rezultat 0-3.

Për “Topcinjtë” golashënues ishin Alexandre Lacazette dy herë dhe Martinelli.

Me këtë fitore “Gunners” arriti në kuotën e 45 pikëve në pozitën e nëntë, ndërsa Sheffieldi e fundosur në pozitën e 20-të me 14 pikë.

Në javën e ardhshme Arsneali pret Fulhamin, derisa Sheffieldi i shkon Wolverhamptonit, /Zeri.info