Manchester United mposhtë Tottenhamin duke bërë një hap para drejt sigurimit të pozitës së dytë

Tottenham Hotspurs është përballur Manchester United në kuadër të xhiros së 31-të në Premierligë shkruan Zeri.info.

“Djajtë e kuq” mposhtën si mysafirë Tottenhamin në derbin e javës në Angli me rezultat 1-3.

Mason Greenwood, Edinson Cavani dhe Fred shënuan golat për Manchesterin, derisa Heung Min-Son shënoi golin e vetëm për Spurs.

Futbollistët e Solskajerit pas kësaj fitore kanë grumbulluar 63 pikë dhe gjenden në pozitën e dytë.

Ndërsa lojtarët e Mourinhos pas humbjes mbetin me 49 pikë në pozitën e gjashtë. /Zeri.info