Gruaja e Agim Ramadanit: Dromcat e lumturisë përzihen me ëndrrat, dëshirat e premtimet e këputura
Në 22-vjetorin e rënies në altarin e lirisë të Agim Ramadani, gruaja e tij, Shukrija, ka përkujtuar heroin e Kosovës.
Ajo ka thënë se nga rënia dëshmor e komandant Katanës asgjë nuk është siç ishte më parë.
“Vitet bëhen numra e dhembja konstante e mungesës tënde zgjohet kryeneçësish duke sfiduar durimin e krenarinë edhe pas kaq shumë viteve!Dromcat e lumturisë përzihen me ëndërrat,dëshirat e premtimet e këputura!!!Asgjë nuk është siç ishte më parë”, ka shkruar ajo. /Zëri/