Modric u tall keq me Piquen, pasi spanjolli po shkonte të ankohej te gjyqtari

Edhe Gerard Pique është ankuar në gjyqtarin kryesor të “El Clasicos”, Gil Manzanon, transmeton Zeri.info.

Të shtunën mbrëma, Real Madridi mposhti Barcelonën me rezultatin 2-1. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e 30-të në La Liga.

Përveç penalltisë së kërkuar, katalunasve nuk u pëlqej as vendimi për katër minuta lojë shtesë.

Pique ishte në bankën e rezervistëve për këtë ndeshje, por pas ndeshjes nuk hezitoi të shkoi dhe të ankohet të gjyqtari.

LEXO TË PLOTË: Zbulohen fjalët që Pique ia tha gjyqtarit, pasi Barcelona pësoi humbje nga Real Madridi

Veprimi i tij duket se nuk i ka pëlqyer aspak Luka Modricit, i cili pati disa fjalë për spanjollin.

Sipas raportimeve, biseda mes Modricit dhe Piques ishte kjo:

Modric: "Ju po prisni që të ankoheni te referi?"

Pique: "Epo, katër minuta..."

Modric: "Sa doni më shumë?" . /Zeri.info