Ibrahimoviq ndëshkohet direkt me karton të kuq
Zlatan Ibrahimoviq është ndëshkuar direkt me karton të kuq, shkruan Zeri.info.
Në “Ennio Tardini”, Parma dhe Milan janë duke zhvilluar ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të.
“Rossonerët” janë duke udhëhequr me rezultatin 0-2, por në 30-të minutat e mbetur do të jenë pa Ibrahimoviqin.
Sulmuesi shtatlartë është ndëshkuar direkt me karton të kuq në minutën e 60-të, pasi shprehi mospajtime me gjyqtarin kryesor.
Ende nuk dihet se çfarë i ka thënë Ibrahimoviqi gjyqtarit, që e bëri këtë të fundit ta largojë 39-vjeçarin nga loja. /Zeri.info