Pas vlerësimit që i bëri Bielsa, reagon Guardiola: Jam i shokuar
Trajneri i njohur spanjoll, Pep Guardiola, ka komentuar fjalët e trajnerit të Leeds Unitedit, Marcelo Bielsa, transmeton Zeri.info
Në një intervistë të dhënë së fundmi, Bielsa e quajti magjistar Guardiolan.
Pas këtij vlerësimi të Bielsas, Guardiola ka thënë se ndihet i shokuar.
"Jam i shokuar, ndihem paksa i çuditshëm. Ai është njeriu më i sinqertë. Jam i sigurt nëse thotë diçka, ai e beson atë. Ai nuk thotë ose nuk bën asgjë për media për hir të reputacionit të tij.
Prandaj jam i tronditur. Të gjithë e dinë se sa e admiroj dhe e respektoj. Ai më ndihmoi në fillim [të karrierës si trajner]. Ai do të jetë gjithmonë në zemrën time.
Gjithmonë e ndiej që nuk e meritoj, sepse nëse ka një person që mund të kërkojë ose të gjejë sekretet e lojës, ai është ai - falë etikës së tij të punës dhe njohurive të futbollit " – ka deklaruar Guardiola. /Zeri.info