Prishtina dhe Drita, në luftë për yllin e Feronikelit

Afati kalimtar veror do të hapet pas disa javësh, mirëpo klubet kosovare që tani kanë nisur të mendojnë për edicionin e ardhshëm.

Prishtina dhe Drita janë duke insistuar për futbollistin e Feronikelit, Mendurim Hoti, i cili në edicionet e fundit ka shkëlqyer në elitën e futbollit kosovar me skuadrën nga Drenasi.

“Zeri.info” nga burime të sigurta merr vesh se këto klube janë duke e kërkuar me ngul sulmuesin anësor.

Sigurisht se për Hotin pritet të mos mungojë as oferta për ta vazhduar kontratën me skuadrën e Feronikelit, e drejtuar nga trajneri Klodian Duro.

Hoti në futbollin e Kosovës i ka shijuar të gjitha trofetë e mundshme me Feronikelin.

Sulmuesi nga Malisheva është 25-vjeçar, derisa dallohet për teknikën dhe shpejtësinë.

Pjesë e Niklit është që viti 2015.

Ai e ka një karrierë shumë të pasur si futbollist, pasi ka luajtur edhe në Shqipëri, te Teuta e Durrësit, si dhe te 2 Korriku në Kosovë. /Zeri.info