Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Jashtëm

Kryeministri Albin Kurti ka emëruar Kreshnik Ahmetin zëvendësministër të parë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar këshilltari i ministres së Jashtme Donika Gërvallës, Lendrit Iljazi.

Kreshnik Ahmeti ka qenë shef i kabinetit në Ministrinë e Jashtme gjatë kohës sa Glauk Konjufca ishte ministër.

Ahmeti bëhet zëvendësministri i 19-të që emëroi kryeministri Kurti.