Arsenali i jep dritën e gjelbër, gjiganti italian kërkon transferimin e Bellerinit
Hector Bellerin raportohet se është në radarin e Juventusit, me klubin italian që tentojë transferimin e tij gjatë verës, transmeton Zeri.info.
E ardhmja e Bellerin në kohët e fundit është vënë në pike pikëpyetje, teksa Arsenali ka filluar të mendojë rreth transferimit të Achraf Hakimit nga Interi.
“Calciomercato” shkruan se Juventusi dëshiron transferimin e mbrojtësit spanjoll gjatë verës.
Sipas mediumit italian, Arsenali i ka dhënë dritën e gjelbër 26-vjeçarit për të lëvizuar gjatë afatit kalimtar të verës dhe “Zonja e Vjetër” mund të përfitojë nga kjo situatë.
“Topçinjët” thuhet se kërkojnë 20 milionë euro për shitjen e Bellerinit, i cili është pjesë e skuadrës që nga viti 2011 dhe ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2023. /Zeri.info