Agim Agushi e Bujar Ajeti tentojnë të sfidojnë rekordin e “Guinness”-it në zyrat e FFK-së

Më 8 prill, në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, sportistët Agim Agushi dhe Bujar Ajeti do të tentojnë të sfidojnë rekordin e “Guinness”-it në disiplinën “Zhonglimi i topit të futbollit në çifte”, njofton FFK-ja, shkruan Zeri.info.

Kjo tentativë vjen pas rekordit momental të “Guinness”-it në kohë prej 32 minuta e 11 sekondash, i cili u arrit më 7 mars të vitit 2020, po ashtu nga Agim Agushi, derisa në çift ishte bashkë me Leotrim Agushin.

Agim Agushi, i cili tashmë është i njohur për rekordet e tij në “Guinness” në disiplina të ndryshme, i është mirënjohës për përkrahjen shtëpisë më të madhe të futbollit në vend. /Zeri.info