“Nike” padit këngëtarin që krijoi “atletet e djallit” me gjak njeriu

Këngëtari amerikan Lil Nas i bëri të famshme “atletet e djallit”. Tani janë shitur të gjitha me çmimin 1 mijë e 18 dollarë pala, edhe pse në përbërje kanë gjak të vërtetë njeriu. Nike ka ngritur një padi ndaj këngëtarit amerikan dhe artisteve që krijuan atletet, për dëmtim të markës.

Lil Nas X po çmend rrjetin. Këngëtari tani është rreshtuar nga djalli duke bashkëpunuar për krijimin e këtyre atleteve. Por çfarë po ndodh? “Atletet e Djallit” janë shitur të gjitha edhe me çmimin 1 mijë e 18 dollarë pala, një shifër e njëjtë me vargun Luke 10:18 të Biblës: “Pashë Djallin të binte si vetëtimë nga parajsa”.

Atletet janë të kompanisë Nike, modeli Air Max 97S, të modifikuara me një pentagram të bronxtë dhe një kryq si dhe me gjak njeriu. Lil Nas X po akuzohet se ka shitur shpirtin e tij.

Greg Locke, Ppastor: “Është adhurim i djallit, marrëzi shumë e ligë. Të mbash një pentagram në atletet Nike dhe ju mendoni se do ta mbështes atë? Jeni të çmendur”.

Nike ka ngritur një padi ndaj artistëve që krijuan atleten për prishje të imazhit të markës, duke thënë se ka nxitur klientët të besojnë që kompania mbështet satanizmin.

Lidhur me këtë, Lil Nas reagoi në këtë mënyrë. 666 palë të “Atleteve të djallit” janë prodhuar në total.

Një palë janë në pronësi në Miley Cyrus. E ndërsa Lil Nas X dukej se do të kërkonte ndjesë, shkoi në një drejtim tjetër. Në videoklipin e fundit fillimisht i kërcen djallit dhe më pas e vret atë./a2news/