Ish-ushtari i Marinsave, “Gorrilla shqiptare” flet para meçit në UFC

Luftëtari shqiptar i MMA, Lirim Rufati, i njohur me nofkën “Lenny Gorilla”, ndeshet nesër kundër John Ortolanit në kuadër të një ngjarje të MMA në New York.

Meçi i Rufatit, i cili është djal i dy prindërve emigrantë shqiptar në Amerikë, nesër do të përballet kundër John Ortolanit, nga Florida e ShBA-ve.

Në meçin e së shtunës, Rufati futet në kafaz me një bilanc paraprak prej katër fitoreve e tri humbjeve, derisa kundërshtari i tij Ortolani ka një bilanc prej 14 humbjeve e 10 fitoreve.

Në një prononcim për Insportin, Rufati ka deklaruar të jetë i gatshëm për meçin e ardhshëm të tij, teksa nuk ka harruar të falënderojë shqiptarët, të cilët ai thotë se e përkrahin vazhdimisht.

“Zoti te na ndihmoj në këtë luftë. Jam gati, falënderoj gjithë tifozë shqiptarë që më shkruajnë nga e gjithë bota”, deklaroi Rufati.

“Gorilla” shqiptar në New York vjen nga një e kaluar në Ushtrinë e ShBA-ve. Për katër vite, ai kishte shërbyer si marins në ushtri.

Ndërkaq, prindërit e Rufatit kishin ardhur në New York nga Shqipëria në vitin 1983. Babai i tij, Jonuz Rufati, është nga Maqedonia derisa nëna e tij e ndjerë, Razije Rufati, ishte shqiptare me prejardhje nga Mali i Zi.

Në eventin e “Triton Fights”, përveç Rufatit, do të futen në oktagon edhe dy shqiptarë të tjerë. Bëhet fjalë për Vilson Ndregjoni dhe Vilson Buzukja. Dennis Buzukja, Lirim “Lenny” Rufati dhe Vilson Ndregjoni ndihen të lidhur me rrënjët e tyre shqiptare.

Të tre janë në fazat e fillimit të karrierës së tyre profesionale dhe të tre do të luftojnë në ngjarjen e MMA, “Triton Fights” të shtunën.