Komuna e Kamenicës fillon përgatitjet për vaksinim

Komuna e Kamenicës ka kërkuar nga stafi shëndetësor që nga dita e hënë e deri të mërkurën të lajmërohen tek ekipet e vaksinimin në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në lidhje me vaksinimin kundër COVID-19, transmeton Zeri.info.

Kjo komunë ka theksuar se me ardhjen e vaksinave stafi shëndetësor do të jetë prioritet për vaksinim.

“Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale njofton të gjithë stafin shëndetësor, i cili punon në sektorin privat dhe publik në komunën e Kamenicës, se nga dita e hënë deri ditën e mërkurë, nga ora 08:00 deri në orën 14:00, të lajmërohen tek ekipet e vaksinimit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në lidhje me vaksinimin kundër COVID-19. Pasi të arrijnë vaksinat e para, stafi shëndetësor do të jetë prioritet për vaksinim, andaj luteni të lajmëroheni”, njofton kjo Komunë. /Zëri