Zyrtare: Trepça ’89 përforcohet me sulmuesin nga Afrika e Jugut

Trepça ’89 është përforcuar me sulmuesin me nënshtetësi nga Afrika e Jugut, Ranga Chvivaviron, raporton “Zeri.info”.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit mitrovicas përmes rrjetit social “Facebook”.

Chvivaviro është qendër sulmues i cili vjen nga kampionati i Afrikës së Jugut dhe ka përvojë në ligën në fjalë.

Kujtojmë se ky është transferimi i dytë brenda dy ditëve për “Minatorët” të cilën dje (e premte) prezantuan edhe mesfushorin nga Afrika e Jugut, Mphakamiseni Nene.

Ndryshe, Trepça ’89 nesër do ta mirëpres në “Riza Lushta” Ballkanin e Suharekës, në kuadër të javës së 26-të në elitën e futbollit kosovar. /Zeri.info