Nuk ndalet Bitcoin, çmimi rritet në më shumë se 60 mijë $

Kriptomonedha Bitcoin ka arritur për herë të parë vlerën 60 mijë dollarë, duke përmbushur parashikimet e disa ekspertëve të bëra muaj më parë.

Që prej fundit të vitit të kaluar, vlera e Bitcoin është trefishuar, falë edhe përqafimit të kësaj metodë pagese edhe nga kompani të njohura. Në shkurt Elon Musk bleu 1,5 miliardë dollarë në Bitcoin dhe tha se kompania e tij, Tesla, do ta pranonte kriptomonedhën si mënyrë pagese në të ardhmen. Megjithatë, disa ekspertë mendojnë që rritja e fundit erdhi për shkak të paketës stimuluese prej 1,9 trilionë dollarësh të miratuar nga Shtetet e Bashkuara për ekonominë e tyre.

Vlera totale e tregut të kësaj kriptomonedhe tejkaloi 1 trilion dollarë muajin e kaluar. Megjithatë Bitcoin ka shfaqur luhatje të shumta në të kaluarën dhe çmimi ka pësuar edhe ulje drastike./A2