Duda Balje e bindur se do të bëhet deputete, dorëzon ankesë në Gjykatën Supreme
Duda Balje, nga Unioni Socialdemokrat, dorëzoi ankesën në Gjykatën Supreme pas vendimit të PZAP-it për rinumërimin e votave në vendbanime të banuara me boshnjakë në vend.
Ajo beson se, pas vendimit të Supremes, do të sigurojë një vend në Kuvend.
“Ne thirremi në emrin e Kushtetutës për me i mbrojt të drejtat tona. Po besoj që do të sigurojmë një ulëse”, potencoi Balije. /Zëri