“Nuk shkoj më në tualet”, burri tmerrohet kur gjen një kobra në WC

Një burrë nga Kamboxhia u tmerrua kur pa një gjarpër kobra në tualetin e tij.

Ray Sopha fillimisht mendoi se dikush nga familjarët e tij nuk e kishte shkarkuar mirë ujin, por kuptoi shumë shpejt se në të kishte një gjarpër helmues.

Ai e shkarkoi sërish ujin, por kobra nuk u largua, madje nisi të nxjerrë gjuhën dhe kokën në sipërfaqe. Në atë moment, burri doli nga tualeti për të kërkuar ndihmë. Kur u kthye me disa kushërinj, kobra nuk shihej gjëkundi. Edhe pse e kërkuan shumë, ata nuk e gjetën dot më gjarprin.

Sopha tha se që nga 3 marsi, nuk e ka përdorur më atë tualet: “E kam ulur kapakun dhe i kam hequr ujin. Po përdorim tualetin tjetër, aty nuk hyjmë më. Kisha parë gjëra të tilla nëpër filma, por nuk e mendoja kurrë se mund të më ndodhnin mua”./a2cnn