Mimoza, jo trëndafila për 8 mars, tradita italiane që po gjeneron miliona euro të ardhura

Mimoza është lulja që simbolizon Ditën Ndërkombëtare të Gruas në Itali dhe prej dhjetëra vitesh prej saj po gjenerohet një biznes fitimprurës pasi për 8 mars kjo lule dhurohet masivisht në shenjë solidariteti.

Tradita nisi në vitin 1946 kur lëvizjet feministe në Itali vendosën që për ditën e “Shën Valentinit” të mos dhuronin trëndafila, por mimoza.

Si lule konsiderohej e lirë, që rritej pothuajse kudo dhe që për këtë ishte ideale për një vend që sapo kishte dalë nga Lufta e Dytë Botërore. Kjo më pas u bë e zakonshme edhe për 8 marsin, ditën që ndërkombëtarisht i atribuohet përpjekjeve për më shumë të drejta ndaj grave.

Seborga, një qytezë e rajonit të Ligurias në Italinë veriperëndimore, është një nga zonat që ka nisur ta kultivojë mimozën që atëherë dhe sot konsiderohet përgjegjëse për 90% të luleve të mimozave që tregtohen në botë.

Kjo zonë pranë kufirit me Francën, konsiderohet si “Riviera e luleve” ( Riviera dei Fiori) dhe mimozat e saj eksportohen në vende si Franca, Polonia apo Rusia.

Gjatë një viti të zakonshëm – jo pandemie – industria e prodhimit të këtyre luleve gjeneron rreth 5 milionë euro të ardhura dhe përpara vitit 2020 qe rritur me 20 për qind falë tregtisë në vende sidomos ish-sovjetike./Euronews.al