Mërgim Berisha vazhdon me gola në Austri, shënon në fitoren e thellë të Salzburgut
Mërgim Berisha po tregon se është në formë jetësore te skuadra austriake, RB Salzburg, shkruan “Zeri.info”.
Berisha ka qenë golashënues në fitoren e thellë 4:1 të Salzburgut në shtëpi kundër St. Poltenit.
Lojtari shqiptar realizoi në minutën e 90-të nga pika e bardhë e penalltisë për epilogun përfundimtar.
Ky ishte goli i nëntë i Berishës në 20 takime dhe ka ndihmuar bashkëlojtarët me pesë asistime. /Zeri.info