Derbi i Manchesterit i takon Unitedit, City “thyhet” pas 28 ndeshjeve
Manchester United ka triumfuar në derbin ndaj rivalit lokal, Manchester Cityt, në kuadër të javës së 27-të në Premierligë, shkruan “Zeri.info”.
“Djajtë e Kuq” shënuan fitore me rezultat të pastër 0:2, duke realizuar nga një gol për secilën pjesë.
Qysh në fillim të ndeshjes, saktësisht në minutën e parë u akordua penallti në të mirë të Unitedit, e në rrjetë e dërgoi mesfushori portugez, Bruno Fernandes.
Pas vetëm pesë minutave të pjesës së dytë, mbrojtësi, Luke Shaw realizoi për 0:2 që doli të jetë goli i fitores.
Kjo ishte humbja e parë e “Qytetarëve” pas 28 ndeshjeve në të gjitha garat.
City vazhdon të mbetet lider në Premierligë me 65 pikë, Unitedi është i dyti me 54 pikë gjithsej. /Zeri.info