Nesër zhvillohen dy ndeshjet e radhës të javës së 23-të, vëmendja në “Fadil Vokrri”

Ballkani dhe Trepça ’89 kanë marrë pikët e plota në dy takimet hapëse të ditës së sotme për javën e 23-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan “Zeri.info”.

Të besuarit e Bledi Shkëmbit mposhtën 2:1 Drenicën, kurse “Minatorët” shënuan fitore me rezultat 1:2 në udhëtim te Besa.

Kurse nesër në program janë edhe dy takimet e tjera të kësaj xhiroje, ku spikat derbi ndërmjet FC Prishtinës dhe Llapit në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Takim tjetër për ditën e nesërme është edhe ajo ndërmjet Gjilanit dhe Arbërisë.

Dy takimet në fjalë zhvillohen nga ora 13:00. /Zeri.info