“Zëri”, më i lexuari
Udhëheqësi i Komunitetit për Siguri Kibernetike dhe Privatësi (CSP), Mentor Hoxhaj, ka publikuar në rrjetin social “Facebook” një hulumtim, në bazë të të cilit gazeta “Zëri” ka rezultuar si më e lexuara në dhjetë ditët e fundit.
“Ky është hulumtimi ynë i parë i lexueshmërisë së mediave, duke u bazuar në të dhënat e gjeneruara nga Facebook-u.
Mirëpresim kritikat, këshillat dhe sugjerimet!”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.
Po ashtu edhe në dy postime të tjera të Hoxhajt “Zëri” ka rezultuar si më i lexuari në dhjetëditëshin e fundit.
Fotoja më poshtë: