Sulmohen dy shtetas të huaj në Suharekë

Dy persona janë sulmuar të hënën në Duhël të Suharekës.

Policia raporton se dy viktimat meshkuj, shtetas të huaj, kanë raportuar se janë sulmuar nga disa persona të panjohur.

Dy viktimave u është ofruar tretmani mjekësor, njëri nga ta është transferuar në QKUK, pasi kishte lëndime në kokë, ndërsa tjetri është liruar.

Rasti është duke u hetuar. /Zëri