Arrestohet drejtori i Këshillit Prokurorial
Është arrestuar, para pak çastesh, drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial, Lavdim Krasniqi.
Burime të “Indeksonline” bëjnë me dije se Krasniqi është arrestuar nga zyrtarë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.
Drejtori i Këshillit Prokurorial është arrestuar në zyrën e tij.
Këto arrestime janë si vazhdimësi i atyre të javës së kaluar, ku u arrestuan disa zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë.