Donika Emini: Kurti s’mund ta zhbëjë “Washingtonin”, në LVV ka njerëz që mendojnë se Izraeli duhet të zhduket nga harta

Analistja nga Kosova, Donika Emini, tha se diskutimi lidhur me ambasadën në Jerusalem nuk i shërben aspak politikës së jashtme të Kosovës, që është një shtet i vogël ekzistenca e të cilit lidhet me partnerët e saj strategjikë, SHBA dhe BE.

Teksa theksoi faktin se ambasada tashmë është vendosur në Jerusalem dhe Kosova ka dërguar përfaqësuesin e vet diplomatik, znj. Emini e lidh këtë diskutim me strategjinë e ndjekur nga Albin Kurti gjatë fushatës me qëllim që të fitonte sa më shumë vota.

Sipas saj, ky qëndrim kontrovers i Kurtit lidhur me marrëveshjen e Washingtonit ka të bëjë edhe me faktin se në listat e Vetëvendosjes ka njerëz me prirje të theksuara islamike që mendojnë madje se Izraeli nuk duhet të ekzistojë fare në hartë.

“Kurti është kontrovers lidhur me marrëveshjen me SHBA. Është e panevojshme për një shtet të vogël si Kosova që varet nga marrëdhënia me partnerët strategjikë, SHBA-BE.

Ai nisi me gjënë që është më  e pamundur, të zhbësh një marrëveshje me SHBA. Strategjikisht Kurti ka luajtur për të rritur numrin e votave, ka brenda një grup kontrovers islamik, ka brenda listës njerëz që mendojnë se Izraeli duhet të zhduket fare nga harta”, u shpreh analistja Emini./euronews/