Ahmeti për Armend Rexhepagigjin: Na paska marrë malli me të pa në skenë

Teksa sonte po transmetohet ‘Edhe një herë’, koncerti që riktheu në skenë një nga këngëtarët që la gjurmë në muzikë, Armend Rexhepagigjin, kryetari i komunës së Prishtinës ka falënderuar atë për secilën këngë të bukur që mbanë në raportuarin e tij.

Në një postim në "Facebook", Ahmeti ka thënë se ndonëse planet ishin që një koncert i tillë të mbahej me një publikë, sonte kemi mundësinë që ta shijojmë secili nga pak në shtëpitë tona.

Tutje ai ka shtuar se të gjithë i ka marrë malli që ta shohin dhe një herë në skenë, duke e falënderuar publikisht në emër të Prishtinës.

Më poshtë mund të lexoni statusin e tij:

Jam i lumtur që Armend Rexhepagiqi është artist i komunës tonë.  Edhe më i lumtur që ka pranuar që sontë të këndojë këngët e karrierës së gjatë krijuese.  E di që me Armendin kemi pas dëshirë që këtë koncert ta kemi me publikë dhe kështu ne ta nderojmë atë dhe ta falenderojmë për këngët e bukura.  Por, pandemia!

Megjithatë, ta shijojmë këtë koncert nga shtëpitë tona.   Live në Klan Kosova, mbështetur nga Komuna e Prishtinës.

Armend, na paska marr malli me të pa në skenë!  Falemnderit në emër të Prishtinës!/