Ernest Muçi debuton te Legia Varashava, gjiganti polak fiton dhe vazhdon kryesimin në tabelë

Sulmuesi i ri shqiptar, Ernest Muçi, ka debutuar sonte me fanellën e klubit më të suksesshëm polak, Legia Varshavën, shkruan Zeri.info.

Ish-sulmuesi i Tiranës luajti sonte tërë pjesën e dytë në ndeshjen që Legia e fitoi në udhëtim te Gornik me rezultatin 1-2.

Kujtojmë se 19 vjeçari kompletoi transferimin e tij nga Tirana te gjiganti polak më 21 shkurt të këtij viti.

Ndryshe, pas 19-të ndeshjeve të zhvilluara në kampionatin polak “Ekstraklasa”, Legia Varshava është lidere me 39 pikë. /Zeri.info